LAJMI I FUNDIT/ Rama: Vrasja nga polici, por arma ishte e shtetit
Kryeministri Edi Rama, ashtu siç e paralajmëroi më herët, ka dalë sot në një deklaratë për mediat në lidhje me vrasjen e të riut Klodian Rashës. Ai tha se ndjesa në këtë rast i takon shtetit.
Kreu i qeverisë tha se kishte vizituar familjen e të ndjerit, ndërsa ishte bërë bashkë me dhimbjen e familjes.
“Në radhë të parë, jeta është humbur nga akti fatal i efektivit të policisë, Kam shkuar në shtëpinë e të ndjerit. Jam prekur pa fund… Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrën më të pashpjegueshme deri tani dhe pa asnjë lidhje, apo objekti të lidhur me policinë e shtetit, në të orë të vonë. Pavarësisht faktit se vrasja e njeriut është kryer thjesht dhe vetëm nga njeriu, arma ishte shtetit, ndjesa i takon shtetit. Autori në duart e drejtësisë dhe do hetohet nga drejtësia. Akti i tij i pakuptueshëm dhe i paarsyeshëm. nuk jemi ne por drejtësia që e ka barrën e fjalës së fundit”, tha Rama.
Sorry, the comment form is closed at this time.