Rama uron Ditën Kombëtare të Diasporës: Respekt për ata që ngrenë lart emrin shqiptar

Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje në “Facebook”, ka uruar Ditën Kombëtare të Diasporës, duke shprehur respekt për ata që ngrenë lart emrin shqiptar në botë.

“Në këtë DITË TË DIASPORËS u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotike të atyre që nga jashtë Shqipërisë, i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre, që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën e madhe të botës, pa harruar kurrësesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sakrifica rrisin fëmijët e tyre në emigracion dhe ndihmojnë familjarët e tyre në Shqipëri”, shkruan Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.