Rama: Ujësjellësi, ndërmarrje që punëson krushq dhe militantë

Në inuagurimin e godinës së re të Ujësjellësit në Kamëz, kryeministri Edi Rama u shpreh se brenda këtij viti disa qytete në vend do të kenë ujë 24 orë.

Sipas kryeministrit, kjo do t’i japë fund një problemi qindravjeçar në vend.

Rama pranon se gjatë tranzicionit shumë fonde janë copëtuar në segmente interesash elektorale duke mos arritur kurrë  që të investohet në këtë sistem.

“Furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë territorin duke i dhënë fund një historie jo vetëm tre dekada të pluralizmit por qindra vjeçare sepse asnjëherë në historinë e këtij vendi furnizimi nuk ka qenë i siguruar 100%. Sot kemi mbi 100 kantiere në territor dhe me një pjesë të konsiderueshme të tyre punohet së bashke me partnerët. Duhet pasur parasysh që këto investime, janë në sistem të paprekura qysh nga vitet 60. Edhe në ato vite sistemet e furnizimit me ujë nuk mbulonin nevojat me ujë 24 orë në një pjesë të madhe të tyre. Është plotësisht e mirëkuptueshme që akoma me ujin merremi ne në shek e 21, por faktikisht merremi sepse kjo është një punë që asnjëherë më parë nuk u nis nga a për të shkuar tek zh.

Në periudhën e tranzicionit shumë fonde dedikuar furnizimit me ujë të pijshëm u copëtuar në segmente interesash elektorale duke mos arritur kurrë  që të investohet në një projekt të integruar. Ne kemi humbur shumë prej këtyre fondeve përtej faktit që ka pasur abuzime. Jemi në kushtet sot kur mund të themi se brenda këtij viti do të kemi 24 orë ujë të pijshëm në një masë të madhe qendrash urbane. Dhe pastaj, Tirana ku investimet janë masive do të duhet pak më shumë kohë për të arritur në përmbyllje  e plotë të tyre. Sidomos mbështetja e qeverisë gjermane dhe zciceriane, patjetër edhe BE në këtë veçim kam parasysh dicka tjetër janë kyce jo thjeshtë në aspektin e fondeve por shoqërimit të gjithë këtij procesi në rritjen e kapaciteteve,” u shpreh kryeministri.

Rama theksoi më tej se Ujësjellësi është kthyer në një ndërmarrje që punësohen militantë, krushq e kushërinj, siç tha ai, ndërsa thekson se duhet të marrë fund.

“Ujësjellësi kanë qenë historikisht ndërmarrje për të punësuar militantë, krushq, kushërinj pa pasur parasysh se për çfarë janë krijuar. Jo vetëm kaq, pro ndërmarrjet e ujësjellësit për shkak të keqmenaxhimit janë me më shumë borxhe në republikë. Një pjesë e madhe e atyre vazhdojnë ti akumulojnë. Sasia  borxheve është më e madhe se e OSHEE. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Nuk mund të jenë gjë tjetër vecse ndërmarrje me kapacitete të plota. Në këtë aspekt kemi shembuj pozitivë si rezultat i mbështetjes së qeverisë gjermane dhe zvicerane.

Nuk mund ta meritojë që të mbetet në duart e paafta. Kjo sjellje e vjetër ka krijuar shumë kosto. E fundit që dua të them sot është që reforma e ujit e cila në letër është shumë e qartë ka nevojë për një shtytje të re përpara. Nuk mund të jenë ndërmarrje që mbahen me miell hua,” u shpreh Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.