Rama tregon takimin e parë me Berishën në Qytetin “Studenti”: Ky djali na duhet për fushatë, është i zoti i gojës
Kryeministri Edi Rama ka treguar takimin e parë që ka patur me ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në “Politik On”, Rama tha se për herë të parë janë takuar në Qytetin “Studenti”, kur do të prezantohej grupi i PD-së.
Ai shtoi më tej se aty kishte vënë re që nuk ishte i dëshiruar por që më pas kanë thënë se ‘ky djali na duhet për fushatë, se është i zoti i gojës’.
“Është e vërtetë. Kam shkuar tek një dhomë në qytetin Studenti që ishte mbledhur grupi që sapo kishte anonçuar grupin e PD-së. Gramoz Pashko më pa dhe më tha: ‘urdhëra çfarë ke?’. Kur e pa që nuk kisha ndërmend të ikja, të paktën jo në atë moment, u ngrit ky dhe më tha se ‘ky djali na duhet për fushatë, se është i zoti i gojës’,”- tregoi Rama.
Sorry, the comment form is closed at this time.