Rama: Stop koncesionit absurd të kolaudimit të makinave.

Kryeministri Edi Rama e ka filluar ditën e sotme me një lajm për kolaudimin e makinave, duke theksuar se prej vitit të ardhshëm kontrolli teknik i mjeteve rrugore do t’i kthehet shtetit. Ky reagim i Ramës vjen edhe si npergjigje ndaj opozitës, që pati deklaruar se qeveria po përgatitet të japë me koncesion DPSHTRR

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

ME NJË LAJM TË MIRË
Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:
• Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
• Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
• Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
• Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
• Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund
• Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të DPSHTRR.
Fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të DPSHTRR Fier.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.