LAJMI I FUNDIT/ Rama: Protesta ishte e dhunshme, u plagosën shumë policë
Kryeministri Edi Rama ka dalë publikisht për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hadëraj.
Në fjalën e tij, Rama përmendi gjithë rastet kur efektivët e Policisë së Shtetit janë dhunuar nga protestuesit, duke sjellë konkretisht rastin e Ina Nukës, e cila humbi gishtat dhe efektivin që u lëndua dje në sy.
Numri një i qeverisë e cilësoi vrasjen e 25-vjeçarit si të pafalshme, duke e dënuar aktin e kryer nga efektivi i Policisë së Shtetit.
Por Rama nuk ka harruar asnjë nga kundërshtarët e tij politikë, Presidentin Ilir Meta, kryedemokratin Lulzim Basha dhe paraardhësin e tij, Sali Berisha, duke risjellë në vëmendje edhe njëherë të vrarët e 21 janarit.
“Shikoni efektivin që sot rrezikon të humbasë shikimin, se i kanë shqyer kornean e syrit. Protestat e sfiduan durimin e Policisë së Shtetit. Na thoni kur, si, dhe sa? Qindra episode, gurë e episode dhune, janë lënduar fizikisht. Nuk llogaris farsat me aktorë dhe provokatorë pasi e kanë qëlluar dhe sharë policinë sa i ka dashur qejfi. Kjo nuk është Polici që ka zakon që të nxjerrë shkopin kur i do qejfi. Tragjedia është e pafajshme! Presidenti është prova më ulëritëse, është i parafundit që duhet të hapë kamaren e gojës, jo se është një ndër nxitësit, por nuk e ka thënë një fjalë të vërtetë, por është një prej shembujve më të këqinj në historinë e shtetit shqiptar. I fundit që duhet të japë moral është kryetari kukull i opozitës Lulzim Basha. Është udhëheqësi i disa revolucioneve të mbetura në tentativë, është ministri i Brendshëm në masakrën e 21 Janarit. Qeveria dhe Kryeministria që vrau 4 protestues pa llogaritur sakatimin kafshëror të qindra të tjerëve”, tha Rama.
Sorry, the comment form is closed at this time.