Rama prezanton Çuçin në krye të Ministrinë e Brendshme dhe jep një mesazh për protestën

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë pasdite ministrin e ri të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama është ndalur dhe te protestat e zhvilluara kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Forcave Shqiponja, teksa e cilësoi atë të veçantë në llojin e vet, që sipas tij, duhet t’i bëjë të gjithë të reflektojnë.

“Dua ta nis me fundin, jo me zanafillën, për të shkuar pastaj edhe te zanafilla. Kur them fundin kam parasysh shpërthimin e një proteste goxha të veçantë në llojin e vet, e cila duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë përtej faktit fatkeq se përfshirja për herë të parë në historinë tonë e minorenëve, fëmijëve, për të luftuar brenda vetes për qëllime të caktuara një fakt tejet fatkeq, por sidoqoftë domethënës, jo vetëm për të kuptuar natyrën e agresionit ndaj Policisë së Shtetit, një agresion i frymëzuar, i nxitur, organizuar, sistematik për vite e vite me radhë, por për të kuptuar edhe përtej kësaj. Për të kuptuar se çfarë ne duhet të bëjmë që kurrë më të mos përsëritet një shfaqje e tillë ekstreme, e denjë për vende ku fëmijët janë mish për top për organizata terroriste, me synime ekstreme, që nuk ndalen në përdorimin e mjeteve ekstreme. Doja të ngrija pyetjen pse protestojnë njerëzit në demokraci? Sepse demokracia nuk është një sistem i përsosur. Demokracia është e keqja më e vogël ndër format e mundshme të njohura deri më sot të organizimit shoqëror dhe shtetëror”, tha Rama.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.