Rama: Polici vrau në mënyrë të pashpjegueshme
Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht mbrëmjen e sotme për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një punonjës i Policisë së Shtetit, dy ditë më parë.
Në komunikimin e tij live, kreu i qeverisë tha se polici e vrau të riun në mënyrë të pashpjegueshme.
“Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrën më të pashpjegueshme deri tani dhe pa asnjë lidhje, apo objekti të lidhur me Policinë e Shtetit, në një orë të vonë. Pavarësisht faktit se vrasja e njeriut është kryer thjesht dhe vetëm nga njeriu, arma ishte shtetit, ndjesa i takon shtetit. Autori është në duart e drejtësisë dhe do hetohet nga drejtësia. Akti i tij, i pakuptueshëm dhe i paarsyeshëm. Nuk jemi ne, por drejtësia që e ka barrën e fjalës së fundit”, tha Rama.
Sorry, the comment form is closed at this time.