Rama: Polici do dënohet sipas ligjit. Por këta të “hurit dhe të litarit” po u nxjerrin sytë policëve

Kryeministri Edi Rama, në një prononcim për mediat pak pasi vizitoi policët e plagosur gjatë protestave në kryeqytet, tha se “kjo lukuni nuk ka të bëjë me lirinë dhe demokracinë”.

Duke komentuar protestën dhe sjelljen e protestuesve, Rama tha se një efektiv policie rrezikon të humbasë dritën e syrit.

Po ashtu. ai tha se polici që qëlloi jashtë çdo kompetence ndaj të riut 25-vjeçar do të marrë dënimin e merituar.

“Efektivi i policisë rrezikon të humbasë dritën e syrit, pranë prindërve, bashkëshortes, ndërkohë që një lukuni e dalë nga nuk e di se ku ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e Policëve të Shtetit dhe t’i fusë gishtat në sy publikut shqiptar, qytetarëve e familjeve shqiptare për çfarë, për pushtetin. Nuk është absolutisht në asnjë rast, në asnjë mënyrë kjo lukuni e lidhur me asgjë që ka të bëjë me lirinë, me demokracinë, me drejtësinë dhe nuk ka asnjë lidhje dhe asgjë që ka të bëjë me dhimbjen dhe tronditjen e qytetarisë shqiptare, kur morën lajmin e humbjes tragjike të jetës së këtij djali 25-vjeçar nga reagimi disproporcional i të drejtës për të përdorur forcën nga një efektiv.

Sot efektivi ishte para trupit gjykues, e patë dhe e dëgjuat. Madje nuk bëri asnjë përpjekje për të ndërtuar asnjë alibi për atë që bëri. Ka të drejtë të ketë procesin e vet gjyqësor, dhe do të dënohet sipas ligjit. Ministri Lleshaj, tregoi moral, i cili dha një shembull fisnikërie. Pa pasur asnjë faj. Ato dhjetëra, bëni mirë që t’i shihni dhe t’i evidentoni dhe të mos i evidentoni. Me dhjetëra janë punonjës të policisë që kanë ardhur në spital. Këtu është një sa për një mijë që po humbet dritën e syve. Kush del në protestë ka të drejtën e Zotit. Por nuk ka të drejtë që t’i prekë shtetit asnjë fike floku. Policia e Shtetit nuk është një lokuni”, tha Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.