Rama përkujton ditën e Çlirimit me fjalët e Qemal Stafës: Një jetë e re po lulëzon gërmadhash
29 nëntori shënon edhe 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë dhe kryeministri Edi Rama ka zgjehdur ta përkujtojë këtë ditë përmes fjalëve të Qemal Stafës.
“E vjetra po shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash”, janë vargjet e bashkëthemeluesit të grupit Komunist të Shkodrës, pjesëtar në takimin e themelimit të partisë, anëtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i të rinjve.Dita e vrasjes së tij është përdorur si simbolikë për të përkujtuar Ditën e Dëshmorëve.

Sorry, the comment form is closed at this time.