Rama flet përsëri për protestat: Ata që fshihen pas të miturve janë kriminelë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish protestat për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë Navaldo Hajdaraj. Sipas kreut të qeverisë, në këtë protestë po përdoren fëmijët, duke i krahasuar organizatorët me organizatën terroriste “Boko Haram”.

Rama tha se, ata që fshihen pas fëmijëve janë kriminale, pasi të miturit nuk janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë.

“Shqetësimi im është si mund të arrihet deri këtu. ‘Boko Haram’ është organizatë terroriste që, sot ka marrë stafetën e të tjera forcave që në histori kanë shfrytëzuar të miturit. Si mund të ndodhë kjo në Shqipëri? Nuk janë ata fëmijë të vetëdijshëm për atë që bëjnë. Nuk janë ata fëmijë të motivuar nga politika në qenien e tyre apo nga ideja e një drejtësie. Ata fëmijë janë të abuzuar, janë të përdorur si mish për top. Si mundet unë të them, që ata minorenë që vandalizuan selinë e PS në Shkodër janë fajtorë? Ata nuk janë as fajtorë dhe as të vetëdijshëm për atë që bëjnë. Ata që janë pas tyre janë kriminelë dhe ata që e teorizojnë nëpër televizorë, nëpër debate, komente këtë konvulsion të stimuluar me fëmijët, bëjnë një akt kriminal”, tha Rama në takimin e përjavshëm me mediat.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.