Rama “nxehet” me deputetin: Kjo zonë duhet sistemuar siç duhet

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Lungomares në Sarandë.

Rama ka qenë i shoqëruar nga deputeti socialist Alket Hyseni. Gjatë rrugës së Lungomares Rama ka vënë re disa ndërtesa që i kanë “vrarë” syrin.

Hyseni i tha se janë pa leje që nga koha e PD-së, por Rama u nxeh dhe iu kthye duke i dhënë “urdhër” për prishjen e tyre.

Rama: Duhet sistemuar kjo këtu, të bëhet siç është për t’u bërë. Po nëqoftëse do bëhet kjo, i bie të ketë shpronësim këtu.

Hyseni: Kjo është ajo pjesa që të thamë ne…

Rama: Këto janë ndërtuar pa leje me siguri.

Hyseni: Po, në kohën e PD-së.

Rama: Po leje… tashti në kohën e PD-së, kjo dihet. Kjo e gjitha do të hiqet, dhe aty do të bëhet një zonë e bukur, do të jetë një destinacion turistik fantastik. Dhe palmat mos të hiqen, mos i prisni.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.