LAJMI I FUNDIT/ Rama: Ministri Lleshaj më ka paraqitur dorëheqjen e tij

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi para dy ditësh në Tiranë, ku një i ri u vra nga një polic.

Lajmi u dha nga vetë kryeministri Edi Rama. “Ministri i Brendshëm më ka informuar dhe ka dhënë dorëheqjen e tij dhe jo për të larë gojën. I kam thënë pres të kthehem, se kam dashur ta shoh në sy, dhe jam krenar për këtë. Ai s’ka asnjë lidhje”, tha kryeministri.

“Jini të sigurt që gjithnjë përpiqemi me mish e shpirt për Shqipërinë që e duam me mish e shpirt, për Shqipërinë dhe për bijtë tanë”, theksoi Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.