Rama kthehet nga Samiti: Krenar për kontributin tonë

Vizitën tre-ditore në Madrid, për Samitin e NATO-së, kryeministri Edi Rama e ka përmbledhur në një fotogaleri, teksa e cilëson si një vizitë të rëndësishme, kjo për dy arsye.

Për kryeministrin, kjo vizitë ishte e rëndësishme qoftë në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, por edhe për zgjidhjen e ngërçit për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Për në atdhe, pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s, ku morëm sidoqoftë kënaqësinë e dyfishtë të një pune të mbarë, qoftë në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, qoftë në drejtim të zgjidhjes së ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, shkuan Rama.

Në fokus të diskutimeve të samitit të NATO-s ka qenë lufta në Ukrainë dhe ndihma që dhanë vendet anëtare të aleancës për Kievin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.