Rama: Klodianin e vrau ai që duhet ta mbronte. Po të mos isha kryeministër …
Kryemnistri Rama e ka përsëritur sërish deklaratën se po të mos ishte kryeministër do të kishte dalë në protestë për Klodianin. Ai thekson se 25-vjeçarin “E vrau ai që duhet ta mbronte”.
“Protestat erdhën si rezultat i një arsyeje shumë të fortë. Vrasja e një të riu natën, në një situatë të pangarkuar me asnjë element apo rrethanë objektive apo psikologjike të një operacioni. Është tejet tronditëse për këdo. Edhe unë vetë po të mos isha në këtë pozitë do kisha dalë në protestë. Por jo për të gjuajtur policinë me gurë, por për të kërkuar drejtësi për Klodianin. Në atë moment të parë kur shoqëria reagon si një familje sepse një anëtar i familjes së madhe ka humbur jetën jo aksidentalisht por për shkak të atyre që familja ka besuar për ta mbrojtur”, tha Rama
Sorry, the comment form is closed at this time.