Rama përplaset me komentuesin, thumbon dhe Bashën: Miku im i fjetur

Kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillon një komunikim virtual në rrjetet sociale, po u përgjigjet të gjitha pyetjeve të qytetarëve në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Mirëpo nuk kanë munguar as përplasjet e tij me qytetarët në lidhje me pyetjet e drejtuara, si ky më poshtë.

Komentuesi: Je person negativ, na bën bllok në “Facebook”…

Rama: Ka dallim të madh mes kritikës dhe sharjes. Kritika është kritikë, sharja është…Unë jam më i shari dhe i kritikuari se jam në këtë pozicion. Unë nuk merrem me block. Ka një roje që po të kapi duke folur sikur je në pyll, të bën block. Ndotësit që e përdorin aksesin për të bërë ndotje të mjedisit janë të padëshirueshëm. Shumë e thjeshtë. Ja tjetri thotë bllokoji kush shan. Unë nuk bllokoj. Eshtë një pyetje për rrugën e Lurës. Jo, është në proces dhe nuk fillojnë kur vjen atje eskavatori. Këta janë demokratikas që thonë: tani u zgjove. Jo! Rrugët fillojnë kur merret vendimi, bëhet studimi, bëhet gara për projektin, bëhet projekti, bëhet oponenca, financimi, futja në planin e realizimit, gara për rrugën, kontrata dhe pastaj vjen eskavatori. Rruga e Thethit është në punë, si në të gjitha vendet e bekuara.

Nuk hapen lojërat e fatit, as kazinotë nëpër lagje. Shoh që shkruani: u krenove, nuk u krenove. Jam Juventin? Mos u shqetësoni se kam defekte të tjera plot. Ka shumë arsye për të qenë të pakënaqur. Unë kam shumë arsye për të qenë i pakënaqur. Sepse mundësitë janë për më shumë, nevojat për shumë më shumë. Nuk ka arsye për t’u ndalur dhe për t’ia futur gjumit. Puna që kemi bërë nuk është arsyeja për të qenë të kënaqur, por është provë që kjo është rruga dhe duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe çdo ditë të arrijmë nga pak. Formula magjike nuk ka. Dua t’ua ilustroj: Shumë interesante, nga miku i im i fjetur Lulzim Basha. Do të ulim sigurimet shoqërore dhe do të rrisim pensionet. Dhe sot Shqipëria ka ende një deficit të trashëguar, sepse paguan më shumë nga sa mbledh. Tani, a mund të ndodh që të ulësh prodhimin e qumështit dhe të rritësh të djathit? Po të jetë djathë, jo kubikë prej nisteshteje. Ndodh në gjumin e Lulit, e të gjithë atyre që duan t’i bien shkurt. Prandaj na ka dalë më gjatë. Nëse gjërat që janë bërë në këto 7 vjet, do ishin bërë më parë, sot do flisnim për gjëra të tjera. Ka më shkurt sesa me Lulin? Nuk mundet ta bëjnë gjatë rrugën e Shqipërisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.