Rama uron të dielën me pamje nga Valbona
Kryeministri Edi Rama, këtë të diel, e ka nisur me pamje nga Valbona piktoreske.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka publikuar foto dhe video nga Valbona, një ndër destinacionet e preferuara nga vizitorët.
Rama shkruan se Valbona dimërore destinacioni kryesor për personat që pëlqejnë aventurat e majave me dëborë.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me Valbonën dimërore që është kthyer në një nga adresat e preferuara jo vetëm për vizitorët vendas, po edhe të huajt që pëlqejnë aventurën e majave me dëborë, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.
Sorry, the comment form is closed at this time.