Rama: Dokrra zgjedhore që shtëpitë do ua marrë qeveria

Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme punimet për ndërtimin e lagjes së re në Ndoq, bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ahmetaj deklaroi se zërat se qeveria nuk do i shpronësojë banorët e zonës janë gënjeshtra elektorale.

“Bashkitë tani mund të fillojnë të futen në procesin e marrëveshjeve me familjet që janë dëmtuar. Shtëpinë e gëzojnë e trashëgojnë dhe bëjnë çfarë të duan. Çdo lloj thashethemi që thuhet poshtë e lartë që qeveria nuk i lë ta shesin është gënjeshtër elektorale”, tha Ahmetaj

Rama u shpreh se për çdo kalim afati për pagesat e banorëve qeveria duhet të paguajë një penalitet.

“Familjet po kthehen në shtëpi. Një pjesë e atyre që shtëpitë i kanë në pika që nuk janë të favorshme mund të marrin paratë në dorë. Sugjerimi duhet të jetë që të mos e ndërtojnë atje. Që të gjejnë një zgjidhje tjetër me shumën që kanë. Ata që presin apartamente edhe për ata do fillojë. Një pjesë e tyre duhet të presin ende.

Për çdo kalim afati, qeveria, bashkia do të paguajnë një penalitet. Ai e ka kontratë me vlerë noteriale dhe nëse do të kërkojë llogari për hedhje në gjykatë le të shkojë. Maskarallëqet po shtohen për shkak të zgjedhjeve. Këto janë dokrra, që shtëpinë do jua marrë qeveria. Por, megjithatë njerëzit kanë të drejtën e tyre”, tha Rama.

Rama u takua me edhe një çift banorësh të zonës. Zonja e shtëpisë iu drejtua kreut të qeverisë për t’i dhënë dorën në formë përshëndetëse, por ky i fundit refuzoi duke e këshilluar të bëjë kujdes për shkak të COVID.

Lagja e re në Ndroq, do te ketë 74 shtëpi të reja banimi, kopësht e shkollë si dhe një qendër sociale.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.