Rama pret kryeparlamentarin turk, Spiropali shpërndan foton

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, kanë pritur pasditen e sotme Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Şentop.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Spiropali ka ndarë një foto ku pozon në krah të kryeministrit Rama dhe delegacionit turk në Sallën e Hartave në Kryeministri.

“Me Kryeministrin Rama pritëm sot Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop, shoqëruar nga një delegacion me kolegë deputetë turq”, shkruan Spiropali.

Më herët kryeparlamentari turk u takua me homologun e tij shqiptar, Gramoz Ruçi, dhe Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Kjo vizitë pason atë të kryeministrit Rama në Ankara, afro një muaj më parë, dhe qëllimi i saj mendohet të jetë vazhdimi i bashkëpunimit strategjik rajonal dhe investimeve turke në vendin tonë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.