“Rama bojkotoi fjalimin e Presidentes së Kosovës”, Paloka: Nuk ka ndodhur kurrë

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar për mungesën e Kryeministrit Edi Rama në Parlament, gjatë kohës kur Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti një fjalim domethënës.

Paloka thotë se ky ishte një bojkotim nga ana e Ramës, “si një akt i turpshëm dhe i shëmtuar që s’ka ndodhur kurrë më parë në Shqipëri”.

Sipas tij, edhe ky akt e ka shtyrë Ramën ta bojkotojë Osmanin prej atyre që i konsideron partnerë në Ballkan.

Nënkryetari i PD-së konstaton se Rama ka tradhtuar vlerat e kombit për të disatën herë dhe kjo gjë s’mund të falet.

POSTIMI I EDI PALOKES

Eshte e turpshme qe Rama bojkotoi sot fjalimin e Presidentes se Kosoves ne parlament. Kio nuk ka ndodhur kurre ne Shqiperi dhe eshte nje akt i shemtuar politik dhe jo vetem i shtyre nga ata qe Rama i konsideron partnere te tij ne Ballkan.

Edi Rama tradhetoi sot vlerat e kombit dhe per fat te keq nuk eshte hera e pare qe e ben kete. Motivet politike dhe personale qe e shtyne ta beje kete akt jane te pafalshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.