Rama bëhet trajner basketbolli në shkollën e rindërtuar në Ishëm, batuta me nxënësit (Video)
Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot shkollën 9-vjeçare Adem Gjeli në Ishëm të Durrësit.
E rindërtuar pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, fëmijët e mësuesit janë kthyer në kushte të pakrahasueshme me më parë dhe ku edhe komuniteti ka fituar një destinacion për aktivitete sportive jashtëshkollore.
Shkolla ka 10 klasa, 1 bibliotekë, 1 palestër, 1 laborator dhe disa mjete ndihmëse, raporton newsbomb.
Rama: Këtë fushën e bëmë që e bëmë ta bëjmë mirë. Diku aty të bëhet një fushë basketbolli, volejboll bashkë.
Shkolla është parashikuar që të ketë më shumë vende duke qenë se është ndërtuar e re me kapacitete shtesë. Rama ka takuar nxënësit dhe ka biseduar me ta.
Ahmetaj: Të bëjnë selfie në Instagram me këto pamjet e bukura (qesh)
Rama: Lejeni Instagramin, por mësoni aty.
Shkolla ka brenda dhe një sallë kopshti, dhe parashikohet të bëhet dhe me fjetje. Rama më tej ka vizituar palestrën e shkollës teksa ka menduar të luajë me fëmijët dhe të kthehet në një “trajner” basketbolli.
Sorry, the comment form is closed at this time.