Rama, batuta me drejtoreshën e shkollës në Durrës: Të ka dalë nami se je shtrigë…

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nkë shkollë të re në qytetin e Durrësit.

Ai tha se punimet ishin të mira, por nuk ngurroi të bëjë disa kritika për t’u kushtuar më shumë vëmendje detajeve.

Gjatë takimit me mësuesit dhe drejtoreshën, Rama bëri disa batuta me këtë të fundit, duke thënë se i kishte dalë nami si shtrigë.

Biseda e plotë:

Rama i drejtohet mësueses: Kush është drejtoresha nga ju?

(Mësuesja tregon nga drejtoresha)

Drejtoresha: Nuk ka problem, ne punojmë si staf.

Rama: Duket që ishe ti drejtoresha, se kur të doli para mësuesja të bënë sytë xixa.

Mësuesja: Nuk e dija që ishte pas meje.

Drejtoresha: Nuk ka problem.

Rama: Je një shtrigë, e di si e ke namin e shtrigë apo jo. Të ka dalë nami gjithandej…

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.