Rama: Abuzimi me fëmijët, maskarallëku i politikës së vjetër opozitare
Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetet sociale, lidhur me protestat që po zhvillohen në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke dënuar abuzimin ndaj femijëve për qëllime politike.
“Prindër demokratë dhe opozitarë!
Terroristët e Boko Haramit që i përdorin sot e gjithë ditën fëmijët si kamikazë në Afrikë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve politikë të minorenëve!
Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri, si streha e fundit e maskarallëkut të politikës së vjetër opozitare, kjo është tejet e dhimbshme!
Uroj shumë dhe besoj fort që nuk ka prind demokrat e opozitar, sado kundër qeverisë e meje të jetë, që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë nga udhëheqësit pa fe, pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal!
Këta fëmijë nuk janë të atyre që i paguajnë e që fërkojnë duart me këto pamje dhe këto pamje kaq të dhimbshme s’kanë asnjë lidhje me drejtësinë e me Shqipërinë.
Kjo nuk është selia e PS në Shkodër që po vandalizohet, kjo është pasqyra e shpirtit dhe e mendjes së udhëheqësve tuaj!
Mos i harroni kurrë këto pamje dhe këta fëmijë, që të mos bëheni bashkëfajtorë me udhëheqësit tuaj në këtë krim me fëmijët, duke u besuar akoma ëndrrat, shpresat dhe zgjidhjen e halleve e të problemeve tuaja!
Nesër cilido prej këtyre minorenëve mund të jetë fëmija juaj!”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.
Sorry, the comment form is closed at this time.