Ralf Gjoni: Ju e vendosët, ju do e hiqni, por kam një kërkesë për kryeministrin

Në seancën parlamentare për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, po mbahen fjalime nga deputetët të cilët shprehin qëndrimin e tyre lidhur me këtë nismë që pritet të votohet më pas. Gjatë seancës, mbajti fjalën e tij edhe deputeti Ralf Gjoni, i cili u shpreh se kishte ndërmend të fliste me detaje, por tanimë e kishte vënë re se mazhoranca e kishte vendosur.

Ai tha se kjo i takonte mazhorancës, pasi ata e votuan si president dhe ata vetë po votojnë për t’a shkarkuar tanimë. Më tej Gjoni tha se e vetmja kërkesë që kishte ishte ndaj kryeminstrit Edi Rama dhe mazhorancës duke dashur që të mos prodhohen më situata të tilla konflikti politik që po ndikojnë për keq në klimën e biznesit në vend dhe për të ardhmen e fëmijëve.

“Kisha vendosur të flisja me detaje për seancën e sotme, por tani gjykoj se për vetë edhe të kaluarën tim ky parlament nuk ka nevojë për mendimin tim. Është e qartë se e keni ndarë mendjen për t’a shkarkuar. Juve ju takon se ju e vendosët atje. Dua të bëj një apel të sinqertë ndaj mazhoprancës dhe kryeminsitrit.

Të nderuar kolegë unë mendoj se ka ardhur koha që të prodhojmë lajme pozitive për shqiptarët, mos të prodhojmë vetëm sherr e përplasje, por lajme të mira për klimën e biznesit, të ardhmen e fëmijëve tanë dhe largimin nga gjuha e urrejtjes politike që po nxit shuëm reagime. Ky është një apel i sinqertë i një qytetari jo i një deputeti”– tha Gjoni.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.