Vrasja e Klodianit, Rama: Pse u cilësua “aksidentale”

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe vendimin e qeverisë për lidhjen e një pensioni për familjen Rasha, ku e ka konsideruar vrasje “aksidentale” vdekjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

“He…kjo është një nga çorbat që keni bërë ju. Një çorbë që ka trazuar shpirtrat e njerëzve, për shkak të një ose qëllimit të keq, ose padijes. Pikërisht se qeveria nuk është gjykatë dhe nuk mund të marrë përsipër të bëjë rolin e gjykatës është përdorur thjesht dhe vetëm një term juridik, teknik për të përcaktuar arsyen e dhënies së pensionit. Dhe është thënë ‘aksidentalisht’ nga veprimi i forcave policore. Kjo do të thotë që personi që humbi jetën tragjikisht nuk ka qenë objekt i ndonjë misioni policor. Por ka humbur jetën në kushte të një përplasje aksidentale. Kjo nuk përcakton që personi është vrarë me një plumb që ka ardhur nga qielli, por përcakton që humbja e jetës është rezultat i një përplasje aksidentale, pastaj në këtë që nuk ka qenë pjesë e ndonjë operacioni, zinxhir komande, pasi ka raste ku policia vendos që një person i rrezikshëm duhet asgjësuar. Ky nuk është rasti dhe për të mos marrë përsipër për të bërë gjykatën por thjesht për të dhënë atë kontribut që është shprehje e solidaritetit me familjen. Kjo nuk ka lidhje me aksidentin në kuptimin e vendosjes së një fjale përfundimtare mbi cështjen gjyqësore që është në vete. Po të ishte aksident, po të kishte humbur jetën se i erdhi një plumb rikoshet që i erdhi aty pranë, nuk do të merrte pension”, tha Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.