PS në lagjet historike të Durrësit, rehabilitim i monumenteve…

Fushata e kandidatëve të Partisë Socialiste në Durrës ka zbritur në lagjet e vjetra të qytetit. Në takimin e zhvilluar fillimisht në lagjen nr 1 kandidatët e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu, Keida Ferra dhe Ana Dhamo kanë folur për projektet e rëndësishme që pritet t’i ndryshojnë rrënjësisht lagjet përreth qendrës.

“Këtu ku jemi, gjendet zona më e rëndësishme arkeologjike e gjithë qarkut Durrës. Shumë shpejt do të nisë zbatimi i projektit të BE-së për rehabilitimin e monumenteve të kulturës, ku përfshihen edhe 8 monumente të rëndësishme të Durrësit. E gjithë kjo zonë do ndryshojë, pasi kemi amfiteatrin që ka një projekt të veçantë rehabilitimi si dhe monumente të tjera, në mënyrë që të shtohet numri i turistëve të huaj”. tha Spahiu.
Ai që vlerësohet, sipas saj, si projekti më i rëndësishëm i mandatit të ardhshëm për Durrësin, është porti turistik. “Pas dy ditësh do të nënshkruhet marrëveshja me kompaninë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe prezantohet projekti për ndërtimin e portit turistik. Ky projekt do të ndikojë më së shumti për lagjet pranë portit, lagjes tuaj do t’i rritet vlera shumë herë më shumë, pasi pritet një rritje e madhe e turistëve të huaj, prandaj ne duhet të bëhemi bashkë dhe në 25 prill të votojmë PS-në dhe Edi Ramën, në mënyrë që ta gëzojmë qytetin tonë me këto projekte madhore”.

Ndërsa kandidatja Keida Ferra tha se është rritur në këtë lagje dhe ndihet krenare që është pjesë e saj. “Lagjja 3 dhe 4 janë fare afër qendrës dhe këtu gjenden institucionet kryesore, bashkia, por edhe monumentet e rëndësishme të arkeologjisë. Si kandidate e PS-së është nder për mua që të zgjidhem nga platforma “Deputeti që duam”. Kjo tregon se PS është një forcë politike e hapur dhe ka qasje demokratike karshi shoqërisë, prandaj ju ftoj që në 25 prill të mbështesim këtë forcë politike duke votuar nr 12”.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako tha se bashkia po punon për rehabilitimin e qendrës së qytetit dhe zonës muzeale. “Kemi projekt të vecantë për rehabiltimin e amfiteatrit si dhe të 8 monumenteve të tjera që janë dëmtuar nga tërmeti. Këto monumente do të financohen nag BE falë një fondi prej 40 milion euro që është për gjithë vendin, në mënyrë që këto monumente të trashëgimisë kulturore të jenë të vizittueshme për gjatë gjithë vitin”. Sako foli edhe për programin e rindërtimit duke theksuar se “kemi dhënë bonus qiraje për 4800 familje dhe aktualisht janë 3800 familje që vazhdojnë ta marrin. Po kështu, është dhënë granti i rikonstruksionit për më shumë se 10 mijë familje në total”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.