PROTESTAT/ Gjylameti: U përdorën fëmijët për të ardhur në pushtet përmes dhunës

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ishte e ftuar në “Open”, për të folur rreth protestave të mbajtura ditët e fundit për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

Gjylameti shprehet se protesta është keqpërdorur dhe është politizuar.

“Ajo që është fatkeqësi, është se edhe me këto protestë u tentua të përdorej, të politizohej vrasja e Klodian Rashës. Mjafton këto ditë të protestës për të kujtuar 97’, që ata sot Kryeministri i ka përmendur me emër, të tentojnë të krijojnë një kauzë për të ardhur sot në qeveri.  Edhe deklarata e Kryemadhit pas bisedës me Kim, për pagesat që bëheshin drejt fëmijëve, që tha që e kishte ngritur si shqetësim Kim.

Ajo çka pamë, ishin fëmijë që e tejkaluan në këtë protestë. Pse proteston një 14-vjeçar? Një 14-vjeçar nuk proteston dhe nuk sulmon institucione përkatëse. Ata të rinj janë keqpërdorur nga politika. Plani ishte përdorimi i adoleshentëve sepse ato nuk i kap ligji. Këta të rinj duke ardhur nga situata të caktuara janë keqpërdorur.

Keqpërdorimi ose përdorimi i vrasjes së Klodian Rashës, i dha një indicie për të vazhduar më tutje, për të ardhur në pushtet përmes dhunës. E kemi parë edhe më parë, ndër vite. Fatkeqësia më e madhe në këtë rast, u përdorën fëmijët”, u shpreh deputetja socialiste.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.