Protesta/ Këlliçi: Kanë prerë biletë shumë emigrantë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, tha sot se në protestën e 7 korrikut do të jetë surprizues numri i pjesëmarrësve.

Teksa renditi problemet, që sipas tij, po rëndojnë sot mbi shoqërinë shqiptare, Këlliçi tregoi se në protestë do të vijnë edhe shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që tashmë kanë prerë biletën për në Shqipëri.

“Është një sprovë e parë për të parë cili do jetë reagimi i qytetarëve, mbështetja që ata do japin. Në varësi të numrit që do të vijë aty, do të vendoset dhe vazhdimi i aksionit politik. Jam i bindur që numri do të jetë i madh. Ka shumë njerëz kanë prerë biletat dhe po vijnë për të protestuar, sepse edhe pse jetojnë jashtë, kanë familjet këtu dhe rritja e çmimeve ndjehet edhe tek ata. Do kemi surpriza. Kjo protestë duhet të na bashkojë të gjithëve”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.