Propozim për mandate, Vasili i përgjigjet Bardhit: Faqe e zezë kush mashtron

E menjëhershme ka qenë përgjigjia e LSI ndaj Gazmend Bardhit për çështjen e koalicioneve për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në një konferencë për shtyp Petrit Vasili thotë se s’ka pasur kurrë një propozim për mandate nga PD duke e quajtur këtë një gënjeshtër.

“Është momenti për të thënë të vërtetat e mëdha siç janë dhe për të mos heshtur më. S’ka pasur kurrë një propozim zyrtar nga partia e Bashës për mandate e numra mandatesh e gjëra të kësaj natyre, Anëtarët e PD janë aty dhe le të thonë nëse ka pasur një propozim të tillë. Faqe e zezë për ata që mashtrojnë, pasi kanë shitur interesat për opozitën për ditën me diell.

Djegia e mandateve kishte plan vetëm garantimin e Ramës në pushtet. E gjithë kjo ishte një mashtrim i poshtër. A ka pasur një dakordësi me PD? Po, ka patur dakordësi për të zhvillur një fushatë të përbashkët. Kurrë nuk ndodhi, u sabotua ,u refuzua me të gjitha mjetet nga Basha i cili nuk mori pjesë në fushatën përmbyllëse të LSI. Sepse plani Rama Basha ishte për shkatërrimin i saj”, tha Vasili.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.