Prokurorja e Pukës në gjendje të rëndë shëndetësore, Qeveria merr vendimin

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për t’i akorduar 1.2 milionë lekë mbështetje financiare prokurores së Pukës, Elidiana Kasa, për kurime shëndetësore.

Në vendim thuhet se Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.  Elidiana Kasa ka kaluar me sukses vettingun që prej 2 vitesh.


Vendimi i plotë:

MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË ZNJ. ELIDIANA KASA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.20, datë 20.1.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Elidiana Kasa, në masën 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë.

2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.