Programi për arsimin, Basha: Do paguajmë stazhet e studentëve ekselentë

Lideri demokrat, Lulzim Basha teksa prezantoi sot planin për arsimin, premtoi rritje të pagave për mësuesit dhe pedagogët, si dhe lehtësira për studentët.

Sipas Bashës, shteti do të paguajë tarifat e studimit për të gjitha ato raste të familjeve që kanë të ardhura mujore nën 64.000 lekë të vjetra në muaj.

“Të dashur bashkëqytetarë. Të dashur student dhe pedagogë.
Kjo qeveri e ka lënë pas dore arsimin e lartë dhe i ka braktisur universitetet dhe studentët. Studentët shqiptarë shkëlqejnë në mbarë botën përveçse këtu në vendin e tyre. Nuk ka asnjë arsye pse mos t’i mbajmë të rinjtë tanë në Shqipëri po për këtë duhet urgjentisht të përmirësojmë arsimin e lartë.
1.Unë angazhohem se do garantoj pavarësinë e universiteteve dhe lirinë e nevojshme akademike, duke e miratuar menjëherë sapo të zgjidhem kryeministër ligjin e ri për arsimin e lartë, në bashkëpunim me akademikët, specialistët më të mirë dhe vetë studentët dhe në përputhje me standardet dhe parimet më të avancuara bashkëkohore europiane.
2.Angazhohem se do të rrisim pagat me 50%, duke ju garantuar pedagogëve shqiptarë paga prej 900 Euro në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 Euro.
3.Ne do të paguajmë plotësisht koston e tarifave të ciklit të parë apo të dytë të studimeve pasuniversitare për çdo studentët dhe studente që vjen nga familje me të ardhura nën 64.000 Lekë të vjetra në muaj. Dhe ne do të financojmë 50% për studentët nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.