Programi i PD-së për arsimin, Mehmetaj: Mësuesi, në qendër të dijes

Ndriçim Mehmetaj ka folur mbi programin e PD-së për arsimin, ku tregon se si do të ndryshojë trajtimi i mësuesve.

“Programi ynë synon mësuesin. Mësuesi në qendër të dijes dhe të arsimit për fëmijët tanë. Ne do të rrisim pagat me 60%. Asnjë mësues në arsimin parauniversitar nuk do të marrë më pak se 700 euro në muaj. Me këtë përfitojnë 35 mijë mësues dhe 3 mijë edukatorë. Ne do të depolitizojmë arsimin. Arsimi do të përfitojë në mënyrë profesionale, pra aftësitë do të jenë ato që do të vendosin vendin e punës për çdo mësues”, tha ai.

Mehmetaj shtoi se pas 25 prillit “do të kemi mësues më të përkushtuar, mësues më të vlerësuar”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.