Programi i PD-së? Rama: Si Basha, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore
Kryeministri Edi Rama i pyetur sot për programin politik të PD-së dhe pretendimin e tyre për të rikthyer taksën e sheshtë, dha një përgjigje epike.
Sipas Ramës, programi i PD-së është si karakteri i liderit të tyre, pa shtyllë kurrizore dhe i dobët.
“Është kohë e humbur të diskutojmë propozimet e PD-së, pasi në tërësinë e saj është si karakteri i liderit. I dobët dhe pa shtyllë kurrizore… Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit, për t’u dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për t’u marrë shpirtin atyre që fitojnë më pak. Taksa jonë, që unë e quaj taksim i ndershëm, konsiderohet si koncept, është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat. Qoftë në aspektin e moralit, qoftë për të ardhurat. Natyrisht që jemi të vetëdijshëm për nevojën për të bërë një rishikim të progresivitetit me synimin që të jemi më të hapur ndaj nevojës së atyre që janë jo në pjesën e sipërme fare por në atë pjesën që u preket. Kjo do të bëhet bazuar në, e para; bindjen se është koha për ta bërë; dhe e dyta, pa asnjë lidhje me fushatën. Nuk e duam si arsye për të dobësuar karakterin tonë”, tha Rama.
Sorry, the comment form is closed at this time.