Presidentja e Kosovës, homazhe tek varrezat e Dëshmorëve të Kombit

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po zhvillon në Shqipëri një vizitë zyrtare tre-ditore, bëri sot nderime te varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Më herët, Presidentja Osmani pati një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Në ditën e parë të vizitës së saj, Osmani u ndal në qytetin e Lezhës në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë me kryebashkiakun Pjerin Ndreu, ndërsa në orët e pasdites takoi dhe dha një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e vendit Ilir Meta.

Ditën e sotme, ajo pritet të takojë Kryeministrin Edi Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.