Presidenti Ilir Meta uron Ditën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta ka uruar popullin shqiptar, me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke berë thirrje për angazhim në mbrojtje të simboleve tona kombëtare.

Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! 

Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit.108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Urime për 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit!

Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen! shkruan Presidenti Meta. 


Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.