NDERIMI/ Meta i jep titullin “Mjeshtër i Madh” profesorit Milto Vako

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”, profesorin Milto Vako.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se ishte ky një nder dhe kënaqësi për kontributin e Vakos në artin dhe muzikën shqiptare.

POSTIMI I PLOTË I ILIR METËS:

Për të gjithë kontributin e vyer, si dirigjent, pedagog dhe personalitet i shquar i fushës së muzikës, pata kënaqësinë dhe nderin të çmoj, Profesor Milto Vako, me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, në vlerësim dhe mirënjohje të punës së përkushtuar në drejtimin për vite me radhe të Katedrës së Dirigjimit në Fakultetin e Muzikës dhe si udhëheqës artistik pranë Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, duke u nderuar nga artdashësit dhe merituar çmime të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.
Nderim e respekt, ndaj të gjithë plejadës së personaliteteve të shquara të muzikës shqiptare, ndër dekada, të cilat i dhanë jetë dhe themeluan Konservatorin Shtetëror të Tiranës, si Profesor Vako, Çesk Zadeja, Albert Paparisto, Hamide Stringa, Mustafa Krantja e shumë të tjerë, nga duart e të cilëve kanë dalë qindra kompozitorë, instrumentistë, muzikantë e artistë, të cilët kanë arritur të bëjnë emër në vendin tonë dhe në skenat më të mëdha botërore.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.