Porti i Durrësit, Manja i përgjigjet opozitës: Nuk ka pastrim parash, investitori ka emër dhe mbiemër

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ju është përgjigjur akuzave të opozitës sa i përket Portit të Durrësit. Ai tha se askush nuk duhet të ketë frikë për pastrim parash, pasi shteti shqiptar ka të drejtën e vetos.

Sipas tij të thuash që në projektin e portit të Durrësit do të bëhet pastrim parash është një gënjeshtër e madhe, pasi investitori ka emër dhe mbiemër.

Manja tha gjithashtu se nuk preket prona publike, pasi ajo mbetet në pronësi të shtetit shqiptar.

Thuhet që marrëveshja shkel MSA-në, thuhet se shkelet neni 71 dhe 71. Nuk ka asnjë shkelje të MASA-së, nenet thonë se janë të papranueshme marrëveshjet që rrezikojnë konkurencën në treg. Në rastin konkret nuk jemi para një procedure konkuri8mi, por të një investimi strategjik në Republikën e Shqipërisë. Kur shteti zbaton ligjet e veta, të drejtën e brendshme nuk ka cënim të konkurrencës së lirë ën treg. Asnjë akt i BE apo Kushtetuta jonë nuk e ndalojnë krijimin e një shoqërie me aksioner shtetëror. Thuhet se shkelet neni 11 i Kushtetutës që thotë sistemi ekonomik i Shqipërisë zbaton ekonominë e tregut, prona private dhe publike mbrohet me ligj. Në këtë rast shteti nuk kufizon lirinë ekonomike. Po shkelet Kushtetuta thotë opozita se shteti nuk garanton pronën publike, por prona publike nuk cënohet në asnjë rast pasi do të mbetet shtetërore, nuk do të vendoset si kolateral. Pronësia mbi marinën do të jetë pronë e shtetit shqiptar. Projekti i portit të Durrësit thotë opozita është projekt për pastrim parash. Kur vihet theksi tek ky indikator i opozitës bën lëmsh pasaportën e artë, amnistinë fiskale. E para njëherë investitori strategjik ka emër dhe mbiemër. Më rendësi në drejtim të luftës kundër pastrimit të parave janë garancitë juridike që jep vetë marrëveshja. Shteti edhe pse ka 33% të aksioneve ka të drejtën e vetos, të drejtën të auditojë investimet. Kontrata i ka të qarta mekanizamat kundër pastrimit të parave”, Manja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.