“Po zbulohet kalaja në ferra”, Rama i jep “ultimatum” Tërmet Peçit
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet dhe investimet e bëra në Tepelenë dhe në kalanë e Ali Pashës, që sipas tij, po del më në fund në pah, pasi ishte pushtuar nga ferrat dhe ndërtimet.
Kryeministri ka dhënë disa këshilla se si projekti duhet të zbatohet edhe në lagjen pranë kalasë, ku të gjithë elementët dhe detajet duhen pasur parasysh të jenë në harmoni me mikpritjen që do të risjellë trashëgiminë kulturore. Rama shtoi se duhet ndërhyrë në rrugë, oborre dhe gardhet rrethuese të banesa për t’i risjellë siç duhet me fondin e shtetit.
E gjitha kjo bëhet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social, me synim kthimin e potencialit turistik në burim fitimi për individët, komunitetet dhe për ekonominë kombëtare.
“Te gjitha duhet të pastrohen, këto gardhe duhet të rikonstruktohen me fondin tonë. Projekti duhet marrë element për element dhe duhet të bëhet inventari të sistemojmë dhe portat rrugët dhe gardhet edhe të banesave në fshat, në mënyrë që të jenë në harmoni me projektin që do të nxjerr në pah kalanë e Ali Pashës. Duhen pastruar gjithçka, tela, shtylla dhe të hiqen të gjithë elementët që prishin këtë panorame dhe trashëgimi kulturore”, tha Rama.
Gjatë inspektimit, Rama nuk kurseu dhe batutat me qytetarët, ku njëri prej tyre tha se është i mirëpritur në shtëpinë e tij, edhe pse ishte demokrat.
Ndërkohë, kreu i qeverisë ia ktheu: “Na duhen disa demokratë që të mos na marrin mësysh”.
Sorry, the comment form is closed at this time.