Përplasja Basha- Berisha/ Rama: Kufoma që hedhin valle

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke i cilësuar ato si një telenovelë e shpifur, ku dy kufoma hedhin valle në kurriz të popullit

“Nuk dua ta komentoj telenovelën, është e shpifur, e turpshme, e shëmtuar. Është telenovela e një marrëzie që ka dalë në sipërfaqe. Është e dhimbshme për këtë vend dhe popull e për ata që i besojnë deri tani. Është histori të marrësh.
Ka pasur luftë me Fatos Nanon që është brenda kornizave. Ishte në një fazë ku sipas meje ylli i PS po perëndonte me një njeri që pretendon të marrë drejtimin. Në vendin tonë pas 31 vitesh liri dhe përpjekje për të ndërtuar një sistem, të dalë një njeri ‘non grata’ pasi ka qenë president, kryeministër dhe të damkoset është e dhimbshme dhe e rëndë.
Por që ai të kthehet në personin që predikon shpëtim është marrësi. Është valle mes të marrësh. Unë po të them që është e shëmtuar dhe qesharake. Janë dy kufoma që hedhin valle në kurriz të një populli të tërë”, tha Rama.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.