Përjashtimi i Berishës/ Noka: Bashës iu bë presion… Ja pse

Deputeti i Parisë Demokratike, Flamur Noka, lidhur me vendimin e kreut të PD-së Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën, tha se Basha i dha goditjen vrastare PD-së.

Noka, mes të tjerash, tha se Basha ka pasur presion edhe herë të tjera, por nuk është dorëzuar, ndërsa sot sipas tij, Basha u dorëzua përball presionit për arsye personale.

Ndërkohë, Noka ka shtuar se Bashës i është thënë më parë kur vendosi të digjte mandatet dhe të mos merrte pjesë në zgjedhje se do të shpallej “non grata”. Madje PD do të shpallej si një organizatë e dhunshme, por sipas Nokës, sërish Basha nuk u lëkund.

Por sot, Noka i shtron pyetjen kreut të PD-së, pse e mori vendimin për ta larguar Berishën nga grupi parlamentar.

“Në një forcë politike, demokracia e brendshme në vendim-marrje është thelbësore dhe jetike. Kur shkel parimet e vendim-marrjes ke vrarë parime. Është ngjarje që s’ka ndodhur kurrë në fyerje të normave statutore dhe në përplasje me gjithë vullnetin dhe strukturat e anëtarësisë.

Çështja është tek vullneti, tek strukturat. Edhe PD ka institucionet e saj. Për sa kohë nuk respekton kushtetutën e forcës tënde politike me çfarë do e fitosh besimin e shqiptarëve? Është sjellë si një autokrat. E ka dërrmuar statutin dhe ka shkelur me këmbë institucionet e forcës politike që ai i di dhe mund të jenë personale.

Basha duhet të sqarojë demokratët. Pse kur dogji mandatet nuk iu bind presionit apo sugjerimit apo rekomandimit të SHBA. Ka qenë presion i madh, i njëjti me këtë që është bërë. Pse nuk iu bind presionit kur nxori në rrugë mbi 30 mijë nëpunës të shtetit dhe bojkotoi zgjedhjet lokale? Pse? Kishte interes në lartësimin e emrit? I është thënë se do shpallesh ti “non grata” dhe forca e PD do shpallet forcë e dhunshme? Nuk i pyeti për interesa të tij. Pse e bën një gjë të tillë tani? Sot kam dëgjuar kolegë që i bëjnë avokatin Bashës. Ishin kundër. Në rast se ti merr një vendim kundër shumicës e ke të pamundur që ta përfaqësosh shumicën. Duhet të jepte dorëheqjen”, tha Noka.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.