Përgjimet e bujshme, Bucci: Do të ketë zhvillime me rëndësi

Ambasadori italian në Tiranë, Fabricio Bucci, tha për “Euronews Albania” se, shumë shpejt do të ketë zhvillime të rëndësishme në lidhje me hetimet për përgjimet e klanit mafioz “Ndragheta”, ku përmenden edhe zyrtarë e biznesmenë shqiptarë.

“Ka një bashkëpunim të ngushtë. Dy prokuroritë janë duke komunikuar me njëra-tjetrën. Do të ketë zhvillime të rëndësishme së shpejti. Nuk mund të flas me detaje, por po punohet. Dy prokuroritë po komunikojnë”, ka shtuar ambasadori gjatë intervistës që do të transmetohet e plotë sonte në orën 20:30, në “Euronews Albania”.

Sipas ambasadorit, nga prokuroria italiane janë nxjerrë vetëm disa përgjime, kjo në bazë të Kodit të Procedurës Penale në Itali, por ai paralajmëroi gjithashtu se ka edhe përgjime të reja, që ende nuk janë publikuar.

“Hetimi në Itali është në hapat e parë. Janë dhënë masat e para të sigurimit personal, janë publikuar disa përgjime, pasi në Itali, Kodi i Procedurës Penale thotë se, kur prokuroria akuzon persona jep masa të sigurimit personal.

Duhet të zbulojë faktet në bazë të të cilave bëhen këto arrestime, pra janë bërë publike disa përgjime, por jo të gjitha”, tha ambasadori Bucci.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.