Përfundon misionin në Shqipëri, Meta takohet me ambasadorin spanjoll

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me ambasadorin e Spanjës, Marcos Alonso Alonso në vendin tonë, i cili përfundon misionin diplomatik. Përmes një postimi në “Facebook” Meta informon për takimin dhe mesazhet e tij.

Ai shkruan se ka vlerësuar përpjekjet e palodhura të ambasadorit spanjoll në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rëndësinë e forcimit më tej të tyre në interesin reciprok.

“Pata kënaqësinë të takohesha me Ambasadorin e Spanjës, Marcos Alonso Alonso, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri.
I shpreha urimet më të mira për suksese të mëtejshme në karrierë dhe vlerësova përpjekjet e palodhura të tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rëndësinë e forcimit më tej të tyre në interesin reciprok, jo vetëm në aspektin politik, por sidomos në atë të shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve spanjolle në vendin tonë.
E falënderova për mbështetjen spanjolle, në veçanti për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë”, shkruan Meta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.