Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, Kadilli: Shpresoj që ndryshimet në Statut të bëhen realitet

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë ditën e sotme.

Kadilli thotë se shpreson që ndryshimet në Statut të bëhen realitet që më 17 korrik në Kuvendin Kombëtar, por për të PD ka nevojë për ndryshim rrënjësor.

Sipas tij, nuk mungon gatishmëria për ringritje dhe momentet e vështira duhen parë si momente shprese e ndryshimi.

“Për çdo kauzë që vjen, për ti kthyer në mekanizma që ftojnë iniciativa jashtë partiake, dhe përcaktimin e kauzave.

Rishikimi i Kodit Zgjedhor, Kushtetutës, ndarjes territorial administrative, Reformës në Drejtësi. Komunikimin me Kryesinë dhe stukturat.

Shpresoj që ndryshimet statutore të bëhen realitet që në Kuvendin Kombëtar. Do të duhet një frymë, ndryshim mendësie, ndryshimi rrënjësor nuk është vetëm ndryshim në statut.

Është një legjislaturë që fillon pavarësisht të Kryesisë së PD. Do të jemi një forcë politike në institucion. Këto janë sfida të mëdha politike që duhet të impenjohet gjithë forca jonë. Ekziston gatishmëria për të ringritur. Momentet e vështira duhen parë si momente shprese dhe ndryshimi. Shpresoj në ndryshime të thella”, tha Kadilli.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.