PDIU për ndalimin e anëtarëve të AMT: Ministria e Brendshme vazhdon me masa represive
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e cilëson arrestimin e anëtarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, si shembull të masave anti-demokratike dhe represive që vazhdojnë të ndërmerren nga Ministria e Brendshme.
“Arrestimi i anëtarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Ergys Mërtiri dhe Astrit Seranaj është shembulli “par exellence” i masave anti-demokratike dhe represive që vazhdojnë të ndërmerren nga Ministria e Brendshme.
Demokracia jonë hibride po rrëshket gjithnjë e më shumë drejt autoritarizmit duke vënë në rrezik më shumë se kurrë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Kërkojmë nga Ministri i Brendshëm i sapoemëruar dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shpjegime mbi ndalimin për orë të tëra dhe dhunimin e aktivistëve. Po ashtu, iu bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të dënojnë akte të tilla”, thekson kryetari Shpëtim Idrizi në një deklaratë.
Sorry, the comment form is closed at this time.