PD : Qeveria vazhdon të manipulojë numrin e vdekjeve nga COVID-19

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, u shpreh se qeveria nuk po tregohet transparente lidhur me numrin e vdekjeve nga COVID-19, duke marrë si shëmbull Shkodrën

“Dua të sjell para jush sot një shembull të fshehjes së numrit të fataliteteve në Shkodër. Sipas të dhënave që Ministria e Shëndetësisë jep çdo ditë me zë e figurë, në qarkun Shkodër me 5 bashkitë e tij, Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë e Fushë Arrëz kanë humbur jetën 62 persona për shkak të Covid-19. Pra, kaq është numri i fataliteteve sipas ministrisë së shëndetësisë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër që nga nisja e pandemisë deri më fund të nëntorit. Por e vërteta është krejt ndryshe. Vetëm Bashkia Shkodër ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. Pra, nga nisja e pandemisë deri në fund të muajit nëntor, në Bashkinë Shkodër, pa llogaritur 4 bashkitë e tjera të qarkut, janë rregjistruar 80 vdekje covid nga 62 që raporton qeveria për të gjithë qarkun”, theksoi ndër të tjera Spahia.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.