‘PD nuk ka zyrë Protokolli’, Gazment Bardhi debaton me Flamur Nokën

Çështja nëse ka apo jo në Partinë Demokratike një zyrë protokolli ku mund të dorëzohen firmat e mbledhura sipas rregullave ka shkaktuar debat mes deputetit Flamur Noka dhe Sekretarit tw Pergjithshwm, Gazment Bardhit.

Një deklaratë e e Nokës sot në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24, i cili pretendon se në PD nuk ka një zyrë protokollesh, ka bërë që të ndërhyjë në një lidhje telefonike Gazment Bardhi.

Gjatë fjalës së tij Bardhi u shpreh i gatshëm duke ftuar këdo edhe deputetin Noka që të vizitojë zyrën e cila sipas tij ndodhet në katin e parë të selisë blu.

Ndërsa Flamur Noka iu përgjigj: “Ajo nuk është protokolliste. Unë nuk flas kot. Nuk ka asnjë zyrë protokolli”.

Debati:

Noka: Nuk ma kishte marrë mendja që do hiqeshin pika të ndryshme në nenin për mbledhjen e Kuvendit. Në PD nuk ka zyrë protokolli. Ne nuk mund t’i dorëzojmë firmat tek sporteli. Pse e bëmë ne këtë? Vetem për transparencë i dorëzuam tek i vetmi instuticion i ligjëshëm, Kuvendi Kombëtar. Ata kanë firmosur për shkarkimin e Bashës dhe Bardhit, nuk mund t’i çoj t’i verifikojnë ata.

Bardhi: Nuk është çështje versionesh. PD ka zyrë protokollesh. Noka e di shumë mirë këtë. Çdo letër protokollohet në zyrën e protokolleve. Noka e di procedurën si mblidhet Kuvendi Kombëtar. Kjo është çështje statuti dhe nuk ka lidhje as me QKR dhe as me ndonjë instuticion tjetër. PD është institucion, ku vulosen dhe protokollohen shkresa. Çdo shkresë që hyn merr një numër protokolli. Kush ka interes e ftoj nesër të vizitojë ambientet. Nuk ka ndryshuar statuti. Nenet janë identikie me atë të 2009-ës.

Noka: Nuk ka asnjë nen që firmat duhet t’i çohen sekretarit. Ju duhet të sqaroni demokratët se nuk keni një rregullore të organizimit të saj.

Bardhi: PD ka një numër punonjësish të saj dhe çdo detyrë ndahet mbi bazën e detyrave që janë. Zonja përveç detyrës së sportelistes është edhe protokolliste.

Noka: Ajo nuk është protokolliste. Unë nuk flas kot. Nuk ka asnjë zyrë protokolli.

Bardhi: Zonja është ngarkuar që në qeshor me detyrën e specialistes së protokollit. Nëse ka zyrë protokollesh a i çon firmat atje?

Noka: Unë bëj çfarë thotë statuti, jo çfarë thotë Gazi.

Bardhi: Nëse Noka do të kishte pas interes do të kishte dash dialog në Kuvfend do të kishte ndjekur procedurn që ai vetë e ka thënë më 29 tetor. Kryetari nuk ka folur për përjashtime, por mbrojtje të interesave të PD. Nëse dikush dëmton atë interes rregullat e statutit do të duhet të zbatohen. Situata e krijuar në PD në këto moment është duke i shërbyer Edi Ramës. Kemi 2 muaj që mërremi me njëri-tjetërin ndërkohë që duhet të merreshim me Edi Ramën.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.