PD: Nuk ka shenjë për rindërtimin e spitalit të Laçit, duhet të përfundonte në qershor.

Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, gjatë një vizite në Laç, pranë spitalit të shkatërruar nga tërmeti tha se, edhe pas një viti nga tërmeti nuk ka asnjë shenjë për rindërtimin e spitalit, që duhet të përfundonte në qershor.”

“Në vend të spitalit, këtu ka një grumbull inertesh. 50 mijë banorë të zonës së Kurbinit dhe përrreth, degdisen në Lezhë, sepse hallet e njerëzve nuk janë në axhendën e ‘Hajdutëve të Fatkeqësisë’. Ajo që i vë vulën dështimit të qeverisë me procesin e rindërtimit është spitali i Laçit. Sipas premtimit të Edi Ramës një vit më parë, spitali sot duhet të ishte në punë. Por në të vërtetë, realiteti nga premtimet mashtruese të kryeministrit në ikje është shumëndryshe”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Çupit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.