PD: Helmimi i Tiranës me gaz lotsjellës dhe dhuna pa shkak, të papranueshme

Partia Demokratike, përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi bëjnë thirrje që regjimi policor në rrugët e Tiranës, siç e quan ai, të ndalet menjëherë.

Në një reagim në “Facebook”, Bardhi deklaron se hedhja e gazit lotsjellës nga efektivët e policisë është e papranueshme.

“Regjimi policor në rrugët e Tiranës dhe dhuna pa shkak ndaj të rinjve dhe qytetarëve duhet të ndalet menjëherë. Rrëmbimi i çdo të riu në rrugët e Tiranës, edhe pa qenë fare pjesë e protestës, është banditizëm shtetëror. Helmimi i Tiranës me gaz lotsjellës pa shkak është i papranueshëm. Ndalimet e dhunshme pa shkak të të rinjve, punonjësve të medias dhe kalimtarëve të rastit është nxitës i dhunës.”

Ai thekson më tej se e drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.