PD: Bashkia e Tiranës, 2.4 milionë euro godinë të re për Tatimet, në kohë pandemie
PD ka denoncuar,përmes anëtarit të Këshillit Kombëtar, Akil Kraja abuzimet me fondet publike, duke pretenduar se Bashkia e Tiranës po ndërton 2.4 milionë euro godinë të re për Tatimet, në një vlerë prej 2.4 milionë euro, ndërkohë që njerëzit kanë mbetur pa shtëpi. “Sipas vendimit që Erion Veliaj ka marrë, godina e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të ndërtohet te zona e ‘5 Maji’, ku janë tenderuar banesa për të pastrehët e tërmetit me vlerë 52 milion euro. Nga 12 godina që do të ndërtohen, kjo e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të zërë një sipërfaqe rreth 5 mijë m2 ,nga hapësira ku duhet të ishin ndërtuar banesa për të prekurit nga tërmeti.”- tha Kraja. Sipas tij, me 2.4 milion euro mund të mëkëmbnin 2400 biznese me çekun 1000 euro, apo mbase edhe të gjitha bizneset familjare të njësive 4 dhe 8, ku shtrihet edhe zona e rindërtimit.
Sorry, the comment form is closed at this time.