PD akuza për inceneratorët, AZHBR: Sulme politike pa asnjë bazë

Partia Demokratike akuzoi sërish sot qeverinë se ka kaluar grante të BE-së për bujqësinë në llogaritë e inceneratorit të Sharrës.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi tha në një deklaratë në Sharrë se nëpërmjet AZHBR-së, ky incenerator ka marrë 310 mijë euro të BE-së destinuara për bujqësinë.

Pas këtyre akuzave ka reaguar Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural që thotë se akuzat janë të pavërteta dhe synojnë të përbaltin punën e rëndësishme që është kryer vitet e fundit nga ky institucion.

AZHBR thotë se akuzat për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian janë pa asnjë bazë, të pavërteta dhe të dënueshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.